26.4 C
New York
Friday, August 22, 2025

Buy now

Arrestohen dy të dyshuar për tentim vrasje në Prishtinë

- Advertisement -

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona të dyshuar për vrasje në tentativë në një rast të ndodhur në mëngjesin e së dielës në ora 10:30, në lagjen “Përroi i njelmët” në Prishtinë.

Në këtë rast sipas PK-së disa persona kanë pësuar lëndime trupore nga një mjet i mprehtë që dyshohet të jetë përdorur nga të dyshuarit e përfshirë në rast.

Policia bënë të ditur se pas hetimeve ka identifikuar dhe arrestuar dy të dyshuar për këtë rast.

“V. S, mashkull, 27 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, si dhe A. Z, mashkull, 22 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, ndaj të cilëve policia ka iniciuar një hetim në drejtim të veprës penale “Vrasje në tentativë” dhe me aktvendim mbi ndalimin e personit të dyshuar, të nxjerrë nga ana e prokurorit të shtetit, të njëjtit janë dërguar në mbajtje prej 48 orësh”.

Të ngjashme

Të fundit