26.5 C
New York
Tuesday, October 22, 2024

Buy now

Arrestohen dy shqiptarë në Itali – U kapën me 58 kg drogë dhe mbi 400 mijë euro

- Advertisement -

Dy trafikantë shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë në Itali, e së bashku me to edhe një shtetas italian.

Mësohet se ata janë kapur me 58 kilogramë drogë dhe një “mal” me euro, afërsisht 410 mijë euro cash.

Të arrestuarit ishin nën monitorim të policisë prej disa kohësh. Ata u kapën në shtëpinë e italianit, një 45 vjeçar. Shqiptarët janë të moshave 32 dhe 43 vjeç.

Mediat shkruajnë se menjëherë sapo kanë hyrë në banesë kanë nuhatur erën e fortë të marijuanës që vinte nga kati i pare.

Aty agjentët gjetën sasi të ndryshme droge dhe materiale të ndryshme për prerjen e saj. Por ajo që surprizon ishte edhe sasia e madhe e lekëve. Të arrestuarit kishin edhe një fletore ku shënonin aktivitetin e paligjshëm të drogës.

Aty shfaqen numra dhe emra të koduara, të cilat pritet të hetohen nga karabinierët.

 

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit