Home Lajme Arrestohen dy persona në Ferizaj, u kapën me heroinë

Arrestohen dy persona në Ferizaj, u kapën me heroinë

0
Arrestohen dy persona në Ferizaj, u kapën me heroinë

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona pasi u kapën me substancë narkotike të llojit heroinë në Ferizaj.

Sipas raportit 24 orësh të PK-së, atyre u janë konfiskuar edhe 60 euro dhe tre telefonë.

Të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Raporti i plotë:

POSEDIM I SUBSTANCAVE NARKOTIKE

Ferizaj / 15.01.2024 – 14:00. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që gjatë kontrollit të tyre janë gjetur dhe konfiskuar 24.8 gram substancë narkotike e llojit heroinë, 60€ dhe tre telefona mobil. Me vendim të prokurorit dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Exit mobile version