1.9 C
New York
Monday, February 24, 2025

Buy now

Arrestohen dy persona, dyshohen së përfituan kundërligjshëm tenderë rreth 100 mijë euro

- Advertisement -

A.D dhe S.D janë arrestuar pasi dyshohen se gjatë vitit 2021 kanë përfituar tender rreth 100 mijë euro nga Institucionet e Republikës së Kosovës pa i plotësuar kriteret.

Njëri është pronari, ndërsa tjetri është i autorizuari i këtij biznesi, të cilët sot janë intervistuar.

Policia e Kosovës përmes një komunikatë për media ka thënë se të dyshuarit  kanë paraqitur si referenca në dosjet e tenderëve në vitin 2021, referenca të cilat nuk i kanë fare të deklaruar qarkullimin në Administratën Tatimore të Kosovës dhe qarkullimin Bankar të Falsifikuar në një bankë, vlera e tenderëve të fituar sillet rreth 100,000.00 euro

Ata dyshohen për veprat penale “Falsifikim i dokumenteve” dhe“Keqpërdorimi dhe mashtrimi në prokurim publik”, sipas kodit penal të RKS-së.

Pas përfundimit të intervistimit është njoftuar prokurori i rastit  dhe me vendim të tij, të dyshuarit e sipërshënuar me iniciale vendoset të dërgohen në Qendër të Mbajtjes, i dyshuari (A. D.) është dërguar ne Qendrën e Mbajtjes, ndërsa i dyshuari (S. D.) me rekomandim të mjekëve dhe në konsultim me Prokurorin e rastit për shkaqe shëndetësorë dërgohet për trajtim në përkujdesje mjekësore në sigurim të Policisë.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit