11.3 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

Arrestohen daja dhe gjyshi që strehuan të dyshuarin për vrasjet në Serbi

- Advertisement -

Policia ka ndaluar të afërmit, përkatësisht dajën dhe gjyshin e U.B, të riut nga Mladenovci i Serbisë, i cili dyshohet se mbrëmë ka vrarë tetë dhe ka plagosur 14 persona.

Policia i ka ndaluar ata me dyshimin se U. B. ishte fshehur te ta pas krimeve në fshatrat e Mladenovcit.

Siç mëson jozyrtarisht media serbe “Nova”, familja po përgatiste festën e lavdisë së pagëzimit të festës së Shën Gjergjit në momentin e vrasjes.

Kujtojmë se vetëm një ditë pas vrasjes masive në një shkollë fillore në Beograd, një tjetër ka ndodhur mbrëmë. U. B. dyshohet se ka qëlluar në fshatin Dubonë, ku ka vrarë një polic të ri dhe motrën e tij, dhe ka qëlluar edhe në dy zona tjera afër Mladenovacit.

Sipas të dhënave të deritanishme, viktima më e vogël është një fëmijë 15 vjeç.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit