Policia e Kosovës ka arrestuar 7 persona, 6 prej tyre shtetas të huaj të dyshuar për kryerjen e veprës penale ‘kontrabandin me migrantë’.
Dyshohet se personat e arrestuar kanë organizuar kontrabandën me emigrantë duke përdorur Kosovën si vend transit.
Këtë rast PK-ja ka bërë të ditur se ka qenë duke e hetuar që nga marsi i këtij viti.
“Gjatë operacionit policor, janë arrestuar shtatë të dyshuar për përfshirje në veprën penale ‘kontrabanda me emigrantë’. Të arrestuarit janë: një palestinez, dy sirianë, një algjerian, dy libanezë dhe një shqiptar”, thuhet në njoftimin e PK-së.
Me vendim të prokurorit të njëjtit dërgohen në mbajtje për 48 orë.