24.8 C
New York
Saturday, July 5, 2025

Buy now

Arrestohen 15 persona në Mitrovicë, dy grupe të rinjsh kishin planifikuar përleshje fizike

- Advertisement -

Policia e Kosovës ka arrestuar 15 persona në Mitrovicën e Jugut, derisa ka thënë se ka parandaluar një përleshje fizike mes dy grupe të rinjsh.

Në një komunikatë për media, policia ka bërë me dije se kishte pranuar informacione për një përleshje të mundshme mes këtyre dy grupeve.

“Rasti ka ndodhur në orët e mbrëmjes së sotme, pasi Policia përmes rrugëve operative ka arritur të përpunojë informatat me indikacione për një përleshje të mundshme fizike ndërmjet dy grupeve të rinjësh. Angazhimi dhe reagimi i shpejtë i njësive të ndryshme policore ka rezultuar me lokalizimin e dy grupeve dhe ka bërë të mundur parandalimin e përleshjes dhe vendosjen e situatës nën kontroll.

Gjatë veprimeve të ndërmarra, në dy lokacione të ndryshme janë arrestuar pesëmbëdhjete persona të dyshuar, të cilët dyshohet se kanë qenë të përfshirë në përpjekje për përleshje” – thuhet në njoftim.

Të dyshuarit, janë intervistuar në prani të prindërve dhe zyrtarëve të Qendrës për Punë Sociale.

Njoftimi i plotë:

Të ngjashme

Të fundit