13.6 C
New York
Saturday, March 1, 2025

Buy now

Arrestimi në veri, Vela: Komunitetet mund t’i besojnë policisë, banditët e Radojçiqit do të sillen para drejtësisë

- Advertisement -

Shefi i Stafit të Kabinetit të Presidencës, Blerim Vela ka reaguar pas arrestimit të të dyshuarit për djegien e veturave në veri.

Vela përmes një cicërime në Twitter tha se M.B është person me histori të gjatë kriminale, duke shtuar se komunitetet lokale në veri mund t’i besojnë Policisë së Kosovës.

Ai shtoi se ‘banditët e Radoiçiqit do të dalin para drejtësisë për veprat e tyre kriminale’.

“Një i dyshuar për djegien e veturave të serbëve vendas në veri të Kosovës është arrestuar nga@Kosovo_Police. Një person me histori të gjatë kriminale! Komunitetet lokale në veri të Kosovës mund t’i besojnë forcës policore multietnike. Banditë e Radoiçiqit do të dalin para drejtësisë për veprat e tyre kriminale”.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit