-4.7 C
New York
Saturday, February 22, 2025

Buy now

Arrestimi i Veliajt, Rama mbledh sot punonjësit e Bashkisë në sheshin Skënderbeu

- Advertisement -

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar një mbledhje emergjente në sheshin Skënderbej, me punonjësit e Bashkisë së Tiranës, ditën e sotme në orën 16:30.

Burime për A2 CNN bëjnë me dije se mbledhja vjen pas arrestimit të kryebashkiakut Erion Veliaj, me akuzat për korrupsion dhe shpërdorim detyre.

Kujtojmë se më herat gjatë javës së kaluar, Rama zhvilloi takime me nënkryetarët e Bashkisë së Tiranës, ku edhe u vendos delegimi i firmës së kryebashkiakut Veliaj te Anuela Ristani.

Po ashtu kujtojmë se shumë punonjës të bashkisë, por edhe simpatizantë të Veliajt, javën e kaluar gjatë seancës gjyqësore ndaj kryebashkiakut, dolën të protestonin para SPAK në mbështetje të tij

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit