Petrit Selimi, analist e dikur zëvendësministër i Punëve të Jashtme, ka folur rreth arrestimit të dy kosovarëve, të cilët dyshohet se janë spiunë të BIA-s serbe, arrestim që ndodhi dy ditë më parë nga Policia e Kosovës.
Njëri nga ta, është edhe dëshmitar në Gjykatën Speciale, në gjykimin e ish-krerëve të UÇK-së.
Duke i komentuar këto zhvillime, Selimi ka vlerësuar se i gjithë procesi në Hagë duhet të vihet në pikëpyetje.
“Tani rezulton se një nga anëtarët e dyshuar të arrestuar të Agjencisë së inteligjencës serbe është gjithashtu dëshmitar në Dhomat e Specializuara. Duke marrë parasysh rolin e dokumentuar pa mëdyshje dhe të padiskutueshëm që shërbimi sekret serb luajti në këtë proces, i gjithë gjyqi tani duhet të vihet në pikëpyetje” – ka shkruar Selimi në “X”.