8.8 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

Arrestimi i serbit në veri, Sveçla: Kushdo që dirigjohet nga Beogradi për veprime kriminale, do të dalë para drejtësisë

- Advertisement -

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla ka reaguar pas arrestimit të serbit të dyshuar për plagosjen e dy zyrtarëve policorë.

Përmes një publikimi në “Facebook”, Sveçla ka thënë se kushdo që merr direktiva nga Beogradi për të bërë vepra kriminale, do të dalë para drejtësisë.

 

 

Tutje, ai pohoi se policët e Kosovës për çdo situatë, janë në hetime dhe po i koordinojnë veprimet me institucionet relevante.

“Njëri nga ta sot është arrestuar dhe i cili përveç që ka qenë i përfshirë në djegien e veturave në veri, si pjesë aktive e strukturës kriminale të të ashtuquajturës “Mbrojtje Civile”, më parë ai kishte sulmuar me armë Policinë e Kosovës duke i plagosur dy zyrtarë të saj”, shkruan ndër tjerash ai.

Më poshtë edhe postimi i plotë:

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit