Zyra për Kosovë në qeverinë e Serbisë, ka reaguar sot naj autoriteteve kosovare, për arrestimin e serbit Sreçko Sofronijeviq, për veprën penale ”Prishje e rendit kushtetues të Kosovës”.
Në një deklaratë të lëshuar, kjo zyre duke propaganduar kërkon që në këtë rast të përfshihet bashkësia ndërkombëtare.
Anise, Sofronijeviq ishte i kërkuar nga autoritetet e sigurisë së Kosovës për vepra penale në përleshjet e veriut të vendit në 2021-ën, zyra për Kosovë në qeverinë e Serbisë gënjen se Prishtina ”nuk garanton dhe respekton të drejtat për serbët e Kosovës”.
Ndërsa dhe nuk e mohojnë më pas se ai deri më sot, pavarësisht veprave penale, ”ka jetuar i qetë në shtëpinë e tij dhe familjen në veri të Kosovës”.
Reagimi i tyre tutje thotë se arrestimi i tij, po bëhet për të frikësuar popullin serb dhe siç specifikohet ”në këto zona s’do të ketë kurrë paqe derisa në pushtet të jetë kryeministri Albin Kurti”.
Sofronijeviq aktualisht është dërguar i prangosur në stacionin policor në jug.