6.7 C
New York
Thursday, March 20, 2025

Buy now

Arrestimi i “rivalit kryesor” të Erdoganit nxit protesta në Stamboll

- Advertisement -

Turqia arrestoi rivalin kryesor politik të presidentit Recep Tayyip Erdogan nën akuzat për korrupsion dhe terrorizëm të mërkurën, pak ditë para se ai të emërohej kandidati i opozitës në zgjedhjet e ardhshme presidenciale.

Opozita e cilësoi arrestimin e kryebashkiakut të Stambollit, Ekrem Imamoglu, si të motivuar politikisht dhe tha se qeveria po tenton të heq një kërcënim potencial politik për Erdoganin, raporton NYT.

Imamoglu, 54-vjeç, akuzoi Erdoganin, bashkëpunëtorët e tij dhe prokurorët e shtetit për orkestrim të arrestimit të tij.

“Kjo qasje imorale dhe tiraneske pa dyshim se do të rrëzohet me vullnetin dhe qëndrueshmërinë e popullit”, tha ai në një audio-mesazh të dërguar te bashkëpunëtorët e tij në kohën policia ishte në shtëpinë e tij për ta arrestuar.

Kritikët ka kohë që akuzojnë Erdoganin, i cili u vë kryeministër më 2003 dhe president më 2014, për përdorim të institucioneve shtetërore, përfshirë gjykatat dhe shërbimet e sigurisë, për të rrezikuar rivalët e tij politikë.

Imamoglu në tri raste që nga viti 2019 i ka mposhtur kandidatët e zgjedhur nga Erdogani për të udhëhequr Stambollin. Dhe partia kryesore opozitare pritej ta nominonte atë edhe zyrtarisht si kandidat presidencial gjatë primareve të dielën.

Arrestimin e tij e kritikoi BE-ja, Gjermania e vende tjera.

Zgjedhjet e ardhshme presidenciale në Turqi janë caktuar për 2028, por Parlamenti pritet që të thërrasë zgjedhjeve të parakohshme.

Zyra e guvernatorit të Stambollit, i emëruar nga Erdogani, ndërmori hapa të mërkurën për të penguar protestat për arrestimin.

Demonstratat publike janë ndaluar në qytet për katër ditë dhe dy stacione metroje janë mbyllur, duke përfshirë në Sheshin Taksim, një qendër qendrore transporti dhe shesh të madh ku shpesh janë mbajtur mitingje.

Turqia kufizoi gjithashtu aksesin në platformat e mediave sociale, duke përfshirë X, YouTube, TikTok dhe Instagram, sipas NetBlocks, një monitor interneti.

Në mbrëmje, mijëra protestues ishin mbledhur jashtë bashkisë dhe protesta të tjera më të vogla po mbaheshin gjetkë në Stamboll; në kryeqytet, Ankara; dhe në qytete të tjera.

Arrestimi i Imamoglut pason çështje të shumta gjyqësore dhe lëvizje të tjera procedurale kundër tij që sipas opozitës synojnë eliminimin e tij si forcë politike.

Vitet e fundit, ai është përballur me akuza për korrupsion gjatë rolit të tij të mëparshëm si kryetar i qarkut të Stambollit dhe ai po apelon një dënim të vitit 2022 mbi akuzat për fyerje të gjyqtarëve në Këshillin e Lartë Zgjedhor, i cili mbikëqyr zgjedhjet.

Disa nga rastet kundër tij mund të rezultojnë në ndalimin e tij të përkohshëm nga politika, që do të thotë se ai mund të shkarkohet si kryetar bashkie dhe t’i ndalohet të kandidojë për president.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit