29.4 C
New York
Monday, July 7, 2025

Buy now

Arrestimi i Noizy-t në Zvicër – shkruajnë edhe mediet zvicerane

- Advertisement -

Reperi shqiptar, Noizy, (Rigels Rajku) është arrestuar në aeroportin e Cyrihut sapo mbërriti në Zvicër, sipas raportimeve të medieve lokale.

Ai kishte planifikuar një koncert dhe festë për promovimin e albumit të tij të ri në klubin Rinora4, një vend i njohur për komunitetin shqiptar, ku kanë performuar më parë edhe emra si Dua Lipa dhe Rita Ora.

Sipas 20min.ch dhe burimeve të tjera zvicerane, organizatorët e eventit i kanë fshirë të gjitha njoftimet menjëherë pas ndalimit të tij.

Policia kantonale e Cyrihut ka konfirmuar arrestimin, duke sqaruar se ai është kryer në bazë të një urdhër-arresti të lëshuar nga Zyra e Prokurorit për Krime të Rënda të Dhunshme.

Noizy nuk është një emër i panjohur për autoritetet ligjore – në të kaluarën, ai është kërkuar nga drejtësia e Kosovës pas një incidenti në një klub nate, për të cilin u arrestua në Shqipëri dhe më pas u la i lirë me kusht.
Në nëntor të vitit të kaluar, ai u dënua me një gjobë prej 15,000 eurosh.

Të ngjashme

Të fundit