8.8 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

Arrestimi i kryeshefit të KEK-ut/ Bajrami: Arrestimi i tij është maja e Ajsbergut

- Advertisement -

Deputetja e LDK-së Hykmete Bajrami në seancën e Kuvendit të Kosovës, ka folur për skandalin dhe arrestimin e kryeshefit të KEK-ut Nagip Krasniqi, duke e akuzuar Qeverinë Kurti e cila sipas saj, për dy vite qeverisje nuk ka pasur asnjë plan të veprimit, për gjenerim të kapaciteteve të reja, me qëllim që të vazhdojë me importin që e menaxhon Martin Berishaj.

Qeveria nuk ka asnjë plan dhe asnjë veprim për dy vite të qeverisjes, sepse të gjitha këto shkojnë në funksion të importit të energjisë. Jemi që dy vite me masa emergjente për furnizim të energjisë elektrike. Kjo shkon në funksion të importit dhe në funksion të negocimit të drejtpërdrejtë të tenderëve. Martin Berishaj është elefanti në dhomë kur flasim për energjinë”, tha Bajrami.

Bajrami tha se Martin Berishaj tani ka dy aktakuza dhe arrestimi i drejtorit të KEK-ut është maja e ajsbergut e qeverisjes Kurti.

“Arrestimi i drejtorit të KEK-ut dje është maja e Ajsbergut e cila tregon se cilat janë politikat e qeverisë Kurti në energji ”,  tha Bajrami.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit