Shahin Dervishaj tregon se arsyeja që u angazhua në politikë është arrestimi i padrejtë i krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
“Arrestimi i padrejtë i krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ish Presidentit Hashim Thaçi, Kryetarit Kadri Veseli, Jakup Krasniqit, Rexhep Selimit është arsyeja kryesore pse jam angazhuar në politikë”, thotë kandidati për deputet nga radhët e PDK-së me numër 77.






