Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës, ka reaguar pas arrestimit të dy shtetaseve të Kosovës, Hasan dhe Xhavit Daka nga Serbia.
Kjo ministri ka bërë të ditur se Xhavit Dakaj është liruar, ndërsa ka kërkuar lirimin e menjëhershëm edhe të Hasan Dakës, ish- luftëtarë i UÇK-së.
Përmes një komunikate, ministria ka thënë se është njoftuar Zyra e BE-së në Serbi, ambasada e ShBA-së dhe ajo e Britanisë së Madhe.
“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës dënon ashpër ndalimin, arrestimin dhe keqtrajtimin e qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe njëkohësisht i bën thirrje Bashkësisë Ndërkombëtare që të ndërmarrë hapa konkret për lirimin e menjëhershëm të qytetarit Hasan Dakaj dhe njëkohësisht të kërkojë përgjegjësi nga shteti serb për këto veprime arbitrare dhe destruktive dhe që bien ndesh me konventat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut”, thuhet në komunikatë.
Poashtu bëhet e ditur se “Zyra Ndёrlidhёse e Republikës sё Kosovës nё Serbi, do tё paraqes kёrkesё zyrtare autoriteteve serbe pёr tё lejuar Ambasadorin Jashari ta vizitojё z. Hasan Daka, nё mёnyrё qё shteti dhe Qeveria e Republikës sё Kosovёs tё njoftohet mё konkretisht pёr trajtimin qё po i bёhet z. Daka nga organet serbe.
Avokati Xhevdet Smakiqi ka njoftuar se është arrestuar ish-ushtarin e UÇK-së, Hasan Dakaj sot në Merdarë.
Smakiqi tha se ai u arrestua gjatë kohës sa po kalonte kufirin për të shkuar në Itali së bashku me vëllanë e tij. Ai konfirmoi se sipas informatave të para atë e kanë dërguar në qendrën e ndalimit në Kurshumli.