22.7 C
New York
Saturday, June 7, 2025

Buy now

Arrestimi i ish-deputetit të VV-së nga Serbia, reagon Kurti

- Advertisement -

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka thënë se institucionet janë duke bërë maksimumin që ish-deputeti Gramoz Agusholli, i cili është arrestuar në Serbi, të lirohet sa më parë.

“MPJD e ka dhënë qëndrimin e qeverisë. Po bëjmë maksimumin që ish-deputeti, kolegu ynë Gramoz Agusholli, të lirohet një orë e më parë,” tha ai.

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Gramos Agusholli është ndaluar në Serbi në pikën kufitare në Merdarë.

Në njoftimin e MPJD’së thuhet se Agusholli është ndaluar nga autoritetet e Serbisë në pikën kufitare në Merdarë, ndërsa ishte në tranzit drejt Sllovenisë.

 

Të ngjashme

Të fundit