5.5 C
New York
Friday, November 29, 2024

Buy now

Arrestimi i ish-anëtarit të UÇK-së në Maqedoninë e Veriut, ambasadori Qehaja: Jemi duke u marrë aktivisht me rastin

- Advertisement -

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka konfirmuar arrestimin e shtetasit kosovar dhe ish-pjesëtar i Zonës Operative të Nerodimes të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) nga policia e Maqedonisë së Veriuti. Arrestimi raportohet se u realizu në bazë të një urdhër-arresti të lëshuar nga Serbia dhe dorëzuar së fundmi në Interpol.

Ambasadori i Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Valon Qehaja, ka reaguar në lidhje me rastin gjatë një lidhje telefonike në “Debat Plus” duke thënë se Ambasada e Kosovës në Maqedoninë e Veriut është duke u marrë aktivisht me rastin.

“Sot rreth orës 1:20, në pikën kufitare Jashicë-Llupoçicë në zonën e Tetovës, shtatas i yni, është ndalur nga Policia e Maqedonisë me fletarrest politik të Serbisë, fletarrest që është future rishtazi në Interpol Serbia dhe është lëshuar. Ka rastis ai që është dalë jashtë territorit të Kosovës dhe për shkak procedurave standard që policia i ndjek, polici i thjesht e ka ndalë dhe për momentin është në ndalim shtetasi i ynë për krime të pretenduara në vitin 1999. Ne si Ambasad jemi duke u marrë aktivisht”, tha ai.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit