13.3 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

Arrestimi i dy të rinjve të Kosovës nga autoritetet serbe, MPJD-ja del me reagim

- Advertisement -

Autoritetet serbe raportohet se kanë arrestuar të dy persona nga Podujeva.

Ata dyshohet se u arrestuan në territorin serb dhe dyshohen se ishin duke prerë dru.

Lidhur me këtë rast ka reaguar edhe Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës kanë bërë të ditur se Zyra ndërlidhëse e Kosovës në Serbi i ka dërguar kërkesë formale Qeverisë serbe për të konfirmuar rastin.

Në lidhje me këtë rast, Zyra ndërlidhëse e Republikës së Kosovës në Serbi, i ka dërguar tashmë Qeverisë së Serbisë, përmes Zyrës ndërlidhëse të Serbisë në Kosovë kërkesë formale për ta konfirmuar rastin si edhe ofruar detajet e tjera relevante, përfshirë identitetin e personave të arrestuar si dhe lokacionin ku janë duke u mbajtur”, thuhet në përgjigjen e MPJD-së.

MPJD-ja ndërkaq ka theksuar se lidhur me këtë është i njoftuar edhe delegacioni i Bashkimit Evropian në Serbi dhe misionet diplomatike të vendeve të KUINT-it të akredituara në Beograd.

Ministria shton se në momentin e konfirmimit të arrestimit të dy qytetarëve do të bëjë kërkesë për t’i vizituar ata në qendrën e paraburgimit ku po mbahen.

“Në momentin e konfirmimit, diplomatët e Zyrës ndërlidhëse të Republikës së Kosovës në Serbi do të bëjnë kërkesë zyrtare për vizitën e tyre në qendrën e paraburgimit ku janë duke u mbajtur”, ka theksuar MPJD-.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit