3.4 C
New York
Saturday, November 30, 2024

Buy now

Arrestimi i drejtorit të KEK-ut, PDK kërkon raportimin e ministres Rizvanolli

- Advertisement -

Partia Demokratike e Kosovës ka kërkuar që në seancën e sotme të raportojë ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Artane Rizvanolli.

Pas arrestimit të djeshëm të kryeshefit të KEK-ut, Nagip Krasniqi, kjo parti ka kërkuar që ministrja të japë informacione mbi këtë situatë.

Mirëpo këtë mocion nuk e ka mbështetur shumica parlamentare, Lëvizja Vetëvendosje.

Në fjalën e tij para deputetëve, Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri ka propozuar një mocion për ndryshim të rendit të ditës, që të mundësohet raportimi i Rizvanollit.

“Si GP i PDK-së bazuar në rregulloren e kuvendit, në pikën 94 të shqyrtimit të çështjeve urgjente, kërkojmë që tashmë të vendoset si pikë e parë të rendit të ditës, raportimi i ministres së Zhvillimit Ekonomik mbi arrestimet e djeshme që kanë ndodhur në Korporatën Energjetike të Kosovës. Ne e dimë që KEK drejtohet nga një bord i emëruar nga Qeveria e Kosovës, ky bord e ka emëruar një kryeshef, i cili ka qenë zyrtar i lartë i partisë në pushtet, zyrtar i lartë i LVV-së. Dhe ditën e djeshme një zyrtar i tillë është arrestuar nga Prokuroria Speciale e Kosovës”, ka thënë ai.

Më tutje, Tahiri ka theksuar se së shpejti do të dorëzojnë dosje në prokurori për abuzimet, siç ka thënë ai, që janë bërë nga kryeshefi i KEK-ut.

“Si Grup Parlamentar tash e një vit e gjysmë i kemi ngritur shqetësimet tona rreth abuzimeve që kanë ndodhur dhe keqmenaxhimeve dhe krizës energjetike në Republikën e Kosovës. Pra, kemi themeluar edhe një komision hetimor, ku tashmë kemi përgatitur edhe një dosje për ta dorëzuar në prokurori, për shkeljet që ka bërë pikërisht kryeshefi i KEK-ut. Ne kemi parë që atë ka ndodhur një abuzim jashtëzakonisht i madh, prej subvencionimit të tarifave, pastaj tenderat një burimor dhe shumë çështje të tjera që lidhen me punësime”, ka shtuar Tahiri.

Por, ky mocion nuk ka marrë votat e mjaftueshme të deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

“77 deputetë votuan, morën pjesë në votim, për mocionin ishin 32. Kurse kundër mocionit ishin 45. Prandaj mocioni nuk mund të kalojë”, ka njoftuar kryeparlamentari Glauk Konjufca.

Drejtori i KEK-ut, Nagip Krasniqi është arrestuar dje për shkak të dyshimit se ka kryer “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, “Ushtrimi i ndikimit” dhe “Konflikti i interesit”.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit