Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, duke folur për arrestimin e drejtorit të Korporatës Energjetike të Kosovës, Nagip Krasniqi, ka thënë se drejtësia duhet të veprojë nëse ka fakte.
Në këtë rast sipas tij, vërejtja e shumë njerëzve ka qenë që drejtësia duhet të veprojë në mënyrë joselektive.
“Për çka do që ka fakte dhe argumente drejtësia, unë mendoj se duhet të veprojë. Nuk kam koment tjetër. Vërejtja e njerëzve është që duhet të veprojë në mënyrë joselektive. Duhet të veprojë për të gjithë. Vërejtje ka pasur nga shumë kritikë të këtyre veprimeve”, është shprehur Konjufca në një deklarim për media në hollin e Kuvendit.
Prokuroria Speciale ka njoftuar të enjten se ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj drejtorit të Korporatës Energjetike të Kosovës, Nagip Krasniqi, i cili u arrestua një ditë më parë.