-10.3 C
New York
Monday, December 23, 2024

Buy now

Arrestimi i Arsenijeviqit në Veri, Kelmendi: Mos të harrojmë edhe Kurti e kishte filluar me filikaqe

- Advertisement -

Gazetari Adriatik Kelmendi ka reagur pas vizitës së Kurtit në Veri, e ku ndodhi edhe arrestimi i politikanit serb Arsenijeviq pasi ky i fundit protestoi me filikaqe ndaj Kryeministrit.

Kelmendi thotë se sikur kryeministri Kurti, i cili ka të drejtë të shkojë në veri, ashtu edhe politikani serb Arsenijevic ka të drejtën e tij të protestojë ndaj kryeministrit dhe të mos arrestohet nga Policia.

“Kosova është një, e pandashme dhe e të gjithëve.
Si e kryeministrit Kurti që shkon për të përuruar hapjen e restaurantit të një brendi të njohur kosovar në veri të Mitrovicës, si e politikanit opozitar Arsenijeviq që proteston me filikaqe ndaj tij.
Që të dy janë në të drejtën e tyre, të cilën ua garanton Kushtetuta e Republikës së Kosovës.
Kurti shkon sot në lokalin e biznesit të sapohapur të një shqiptari në veri, diçka që kishte qenë e vështirë në kaluarën. Por veriu do të jetë siç e dëshiron edhe Kurti, vetëm kur politikani opozitar serb Arsenijeviq do ta ketë të drejtën të protestojë ndaj kryeministrit dhe të mos arrestohet nga Policia e Kosovës.
Nëse kërkojmë mosdiskriminim në biznes, duhet të kërkojmë mosdiskriminim edhe në ushtrimin e të drejtës kushtetuese të protestës. Të dyja këto veprime janë demokratike. Të dyja e bëjnë Kosovën më të mirë”, shkroi ai.

“Mos të harrojmë që edhe vetë Kurti e kishte filluar me filikaqe dhe arriti të bëhej kryeministër!”, përfundon Kelmendi.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit