18 C
New York
Saturday, October 19, 2024

Buy now

Arrestimet për shpërlarje parash, Avokatja Majlinda Sadikaj Xhemnica: Klienti im është i pafajshëm

- Advertisement -

Sot Prokuroria Speciale ka kryer një operacion të madh. Në pranga ka vënë shtatë persona.

Ata u ndaluan për 48 orë me dyshimin se janë përfshirë në kryerjen e veprave penale, ‘’Hyrje në sistemet kompjuterike’’, ‘’Mashtrimi’’ dhe ‘’Shpëlarje e parave’’.

Gazeta Insajderi ka folur me avokatën e njërit nga të dyshuarit. Ajo thotë se është i pafajshëm. “Ende është shumë herët të flasim per dyshimet e prokurorisë, me aq sa kemi informata deri me tani, klienti im është i pafajshëm” tha avokatja Majlinda Sadikaj Xhemnica, që përfaqëson të pandehurin K.S.

Lexo të plotë njoftimin e Prokurorisë:

NDALOHEN SHTATË PERSONA PËR HYRJE NË SISTEMET KOMPJUTERIKE, MASHTRIM DHE  SHPËLARJE TË PARASË

Prishtinë, 21 shkurt 2024 – Me urdhër të Prokurorisë Speciale (PS), Policia e Kosovës ka ndërmarr një aksion në shtatë lokacione të ndryshme të Kosovës, ku janë arrestuar shtatë (7) persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës, njoftojnë opinionin se gjatë këtij aksioni janë sekuestruar disa vetura, armë, municion, mjete të konsiderueshme materiale, si dhe prova të tjera materiale të cilat dyshohen se janë përdorur për kryerjen e veprave penale. Aksioni është zhvilluar në shtatë (7) lokacione të ndryshme me dyshimin se personat e ndaluar janë përfshirë në kryerjen e veprave penale, ‘’Hyrje në sistemet kompjuterike’’, ‘’Mashtrimi’’ dhe ‘’Shpëlarje e parave’’.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit