15.9 C
New York
Tuesday, March 11, 2025

Buy now

Arrestimet në MINT, Rozeta Hajdari thërret konferencë për media

- Advertisement -

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, ka thirrur konferencë për media, pas arrestimeve të sotme në MINT

Konferenca është njoftuar të fillojë në ora 18:00.

Në këtë Ministri, policia organizoi aksion që rezultoi me arrestimin e dy zyrtarëve, të dyshuar për keqpërdorim të rezervave shtetërore.

“Sot, në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, erdhën njësia hetuese e Prokurorisë Speciale, me urdhër të prokurorit Valdet Gashi për kontroll në zyret e dy zyrtarëve të lartë të MINT, të Drejtorit të Departamentit për rezervat shtetërore, z. Hafiz Gara dhe Drejtorit të Deparmentit të integrimeve evropiane, z.Irfan Lipovica. Për më tej Prokuroria Speciale ka bërë njoftimet për rastin që po hetohet nga ta”, thuhet në reagimin e MINT në Facebook.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit