18.1 C
New York
Sunday, September 8, 2024

Buy now

Arratisja e Sikiraqës, Arifi: Kurti po bën propagandë, pesë pare nuk u jep për drejtësi në rastin e Triumf Rizajt

- Advertisement -

Ish-kryenegociatori i Kosovës për bisedime me Serbinë, Avni Arifi, e ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti, i cili sot në mbledhje të qeverisë ka folur për arratisjen e Enver Sikiraçës.

Ai ka bërë me dije se kryeministri Kurti po bën propagdë dhe po mundohet të përfutojë vota edhe në këtë rast. Në profilin e tij në “Facebook”, Arifi ka shkruar se Kurti nuk jep pesë pare për drejtësi në rastin e Triumf Rizajt.

“Propaganda ma e poshtër është propaganda që për të përfituar politikisht propagandon mbi dhimbjet e tragjedive njerëzore. Pesë pare nuk i jep Albin Kurti për drejtësi në rastin e Triumf Rizajt. Por mendon se mund të përfitoj nga arratisja e Enver Sekiraqës. Albini duhet të dijë se gjyqësori është i ndarë nga ekzekutivi”, ka shkruar Arifi. Sipas tij, ai duhet të jep sqarime për dështimin në Këshill të Evropës. “Albini le të tregoj se pse i dënoj 2 milion qytetarë të Kosovës nga anëtarsimi në KE. Këtë dështim le ta sqaroj sepse kjo është kompetencë e tij e sa i përket gjyqësorit duhet ta harroj idenë se komesarët e tij politik nga byroja e VV do të vendosin çka është drejtësi e padrejtësi”, ka shkruar ai.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit