Home Sport “Arratisja e artë” e Roberto Mancinit: Ja si e braktisi kombëtaren italiane për 30 milionë euro në vit

“Arratisja e artë” e Roberto Mancinit: Ja si e braktisi kombëtaren italiane për 30 milionë euro në vit

0

As dy javë pas dorëheqjes së tij si trajner i kombëtares italiane (ishte 13 gushti), Roberto Mancini tashmë ka gjetur një ekip të ri. “Gazzetta dello Sport”, e cila citon burime arabe, shpjegon se si trajneri nga Jesi është shumë afër me stolin e kombëtares saudite.

Thashethemet që dolën menjëherë pas dorëheqjes nga axurrët gjejnë konfirmim. Mancini do të jetë trajner i kombëtares së Arabisë Saudite, me të cilën së shpejti do të nënshkruajë një kontratë 3-vjeçare me vlerë 25-30 milionë euro në vit. Marrëveshja, pretendojnë në Riad, është mbyllur.

Kontrata deri në vitin 2026 është parashikuar për Kupën e Botës në Kanada, Meksikë dhe Shtetet e Bashkuara, por fillimisht, janarin e ardhshëm, është Kupa e Azisë, për të cilën Arabia është shumë e interesuar, duke qenë se për herë të fundit (nga tre triumfe) e ka fituar këtë kompeticion në vitin 1996.

“Mancio” do të marrë me vete stafin e tij historik në aventurën e re: Salsano, Lombardo, Nuciari, Battara, Gagliardi, Scanavino dhe ndoshta Oriali, duke qenë se Gianluigi Buffon duhet të mjaftojë për Luciano Spallettin si kreu i ri i delegacionit të Italisë.

Sipas mediave të Riadit, Mancini ka negociuar me kombëtaren arabe që prej qershorit, edhe pse ish-trajneri axurr e mohon këtë. Megjithatë, së shpejti duhet të jetë takimi vendimtar për të shkuar te “tymi i bardhë”. Në këto raste ndërmjetësit kanë të bëjnë drejtpërdrejt me emisarë të familjes mbretërore dhe jo me federatën saudite.

Angazhimi i parë i Mancinit me Arabinë Saudite pritet të jetë më 8 shtator kundër Kosta Rikës, katër ditë pas një tjetër miqësoreje kundër Koresë së Jugut. Në nëntor nisin kualifikueset aziatike drejt Botërorit 2026.

Arabia Saudite është në një grup me Jordaninë, Taxhikistanin dhe njërin mes Kamboxhia e Pakistani. Në janar, siç u përmend, do të luhet Kupa e Azisë. Në grup me sauditët janë edhe Tajlanda, Kirgistani dhe Omani.

Exit mobile version