Një i burgosur arriti të arratiset gjatë një transporti të të burgosurve këtë mëngjes. Pavarësisht një kërkimi të bërë, nuk ka asnjë gjurmë të tij.
Të enjten (sot), pak para orës 9 të mëngjesit, një i burgosur në Baden arriti të arratiset ndërsa ndodhej në një transport të të burgosurve. 23-vjeçari shqiptar mbante veshur pantallona të zeza, një xhaketë të zezë me mëngë të bardha me motive dhe këpucë të bardha, transmeton albinfo.ch. Ai ishte i prangosur kur u arratis.
Pavarësisht një kërkimi të menjëhershëm me qen policie, ai ende nuk është gjetur. Megjithatë, sipas Policisë Kantonale të Aargaut, ai nuk konsiderohet kërcënim për popullatën, shkruan www.badenertagblatt.ch, transmeton albinfo.ch.
Annette Kielholz, zëdhënëse e Departamentit të Çështjeve Ekonomike dhe të Punëve të Brendshme, thotë per gazetën: “Nuk mund të komentojmë mbi faktet specifike të çështjes për arsye privatësie. I arratisuri është dënuar tashmë në shkallën e parë, por vendimi nuk është bërë ende i formës së prerë”, pe¨rcjell albinfo.ch Ai iku kur ishte gati të transferohej në një burg tjetër të distriktit.
Policia po kërkon ndihmën e qytetarëve. Kushdo që ka informacione relevante kërkohet të kontaktojë numrin e urgjencës së policisë 117.