9.8 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

Arra, fruti që kuron aneminë, tiroiden dhe shumë sëmundje të tjera

- Advertisement -

Arrat kanë një kanë një histori të gjatë mijëravjeçare dhe kanë qenë ushqimi i mbretërve në Persinë e lashtë. Ato përmbajnë sasi të konsiderueshme të acideve yndyrore omega-3. Ato janë të pasura me fibra, vitamina B, magnez dhe antioksidantë si vitaminë E. Studiuesit janë më të bindur se kurrë për përfitimet dhe vlerat ushqyese që kanë arrat. Rreth 90% e fenoleve gjenden tek cipa e saj.

Përzierja kundër anemisë: Me këtë përzierje mund të parandaloni aneminë dhe lodhjen e tepërt. Përgatiteni një përzierje nga gjysmë kilogrami mjaltë të livadhit, gjysmë kilogrami arra të bluara dhe një limon. Përzieni të gjitha mirë e mirë dhe konsumoni një lugë çdo 3-4 orë.

Qumështi i arrave kundër ulcerës: Qumështi i arrave është ilaç i cili përshpejton shërimin e ulcerës në lukth. Për përgatitjen e qumështit, përvëloni 20 gramë të arrave të bluara me 2 decilitra ujë të valë. Tundeni mirë e mirë, kullojeni dhe shtoni një lugë të madhe mjaltë. Para buke konsumoni 5-6 lugë të vogla të qumështit të arrave.

Arrat jeshile për gjëndrën tiroide: Arrat e reja jeshile janë të pasura me elementet kryesore përbërëse të hormoneve të gjëndrës tiroide, me jod dhe tirozinë. Ky preparat nga arrat jeshile është shumë i popullarizuar për shërimin e hipotireozës. Në përqindje të njëjtë përzieni arrat e gjelbra (sa kokrra e lajthisë) të bluara, me mjaltë. Leni në vend të errët për 30 ditë. Merreni 1 lugë të vogël në ditë.

Çaj për pastrimin e gjakut: Çaji nga gjethet e reja të arrave përdoret si preparat për pastrimin e gjakut. Është efikas edhe kundër diabetit, sëmundjeve të lëkurës, hemorroideve, parazitëve, etj. Pasi që t’i mblidhni, gjethet duhen tharë. Përgatiteni çajin në këtë mënyrë: dy lugë të gjetheve të thara mbuloni me 2 dcl të ujit të ftohtë dhe zieni për 5 minuta. Lëreni enën të mbuluar 15 minuta dhe më pas kullojeni. Gjatë ditës mund të pini 2-3 filxhanë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit