Sport

Aro Muric: Jemi të zhgënjyer, se kemi merituar

By GAZETA SCANNER 1

September 13, 2023

Portieri i Kosovës, Aro Muriq, është shprehur i dëshpëruar për disfatën nga Rumania.

“Ishte ndeshje e vështirë. Mendoj se nuk e kemi merituar këtë. Nuk jemi të lumtur për këtë. Nuk duhej të lejonim të na ndodhte kjo. Është dashur të paraqitemi më mirë. Nuk jemi dorëzuar deri në fund, kemi luftuar deri në fund.

Ishte një pritje e mirë e penalltisë. Do të ishte mirë sikur të merrnim pikë, por në fund jemi të zhgënjyer që ajo pritje nuk mjaftoi”, ka thënë Muriq.