14.7 C
New York
Saturday, October 11, 2025

Buy now

Aro Muric: Edhe barazimi nuk është i keq

- Advertisement -

Portieri i Kosovës, Aro Muric, i cili shpëtoi kombëtaren tonë në disa raste në duel me Slloveninë, në një prononcim për RTK, mendon se Kosova luajti mirë pavarësisht barazimit.

Ai lavdëroi edhe lojtarët e rinj në repartin e mbrojtjes siç ishte debutimi i Albian Hajdarit.

Muriç mendon se Kosova duhet të vazhdojë më lojë të mirë. Sipas tij, barazimi ndaj Sllovenisë nuk është i keq.

“Është hera e parë që kemi luajtur së bashku. Mendoj se performanca ka qenë e mirë dhe e ardhmja është e ndritshme”, ka thënë Muriç.

“Duhet të vazhdohet me ritmin dhe besimin e lojës që duhet ta ketë Kosova. Kemi shpresuar dhe kemi menduar që duhet të fitojmë sonte, por edhe barazimi nuk është i keq  në garën për kualifikim”, ka pohuar ai.

Të ngjashme

Të fundit