24.1 C
New York
Thursday, July 10, 2025

Buy now

Aro Muric drejt largimit nga Ipswich, interesim nga Serie A dhe Ligue 1

- Advertisement -

Portieri i Kombëtares së Kosovës, Arijanet Muric, është lidhur me një largim nga Ipswich Town gjatë kësaj vere.

Muric u bashkua me klubin anglez verën e kaluar nga Burnley dhe u bë zgjedhja e parë në portë pas promovimit të Ipswich në Ligën Premier.

Tani, pas rikthimit të skuadrës në Championship, Fussball Transfers raporton se Sassuolo ka bërë një ofertë për Muriç, pas ngjitjes së tyre në Serie A.

Interesimi nuk vjen vetëm nga Italia. AS Monaco, pjesëmarrëse në Ligën e Kampionëve, është gjithashtu në garë për portierin 26-vjeçar, i cili raportohet të jetë i hapur për një sfidë të re.

Gjatë sezonit të fundit, Muric e ndau rolin e titullarit me Christian Walton, ndërsa në merkaton e dimrit iu bashkua edhe Alex Palmer, duke shtuar konkurrencën në portë.

Një kalim te Monaco do të ishte një surprizë e madhe, por transferimi te Sassuolo duket më i mundshëm. Nuk dihet ende nëse bëhet fjalë për një marrëveshje huazimi apo transferim të përhershëm.

Kombëtares së Kosovës le t’i jetë e shkruar të ketë portierë në nivelet më të larta të futbollit evropian. /Telegrafi/

Të ngjashme

Të fundit