15.6 C
New York
Monday, November 18, 2024

Buy now

Arne Slot thyen “mallkimin”, e fiton ndeshjen hapëse me Liverpoolin

- Advertisement -

Liverpooli ka arritur të fitojë ndeshjen hapëse të Premier Ligës angleze.

Pjesa e parë u mbyll pa gola, dhe rastet i kishin vendësit e Ipswichit, të cilët e luajtën ndeshjen e parë në Premier Ligë pas rikthimit nga Championshipi.

Në pjesën e dytë, Liverpooli tregoi më shumë karakter, duke arritur të shënojë dy herë – në minutat ’60 përmes Diogo Jotas dhe ’65 përmes Mohamed Salahut.

Me këtë rezultat edhe përfundoi ndeshja.

Por, në këtë ndeshje u thyen së paku dy rekorde.

Kjo ishte ndeshja e parë për Arne Slot në Premier Ligë. Është e hera e parë që një trajner i ri i Liverpoolit, që nga viti 1991 kur drejtimin e klubit e kishte marrë Graeme Souness, që fiton ndeshjen hapëse të sezonit.

Atëherë, Liverpooli fitoi 3-0 kundër Norwichit në Anfield.

Ndërkaq, rekordi i dytë që u thye sot ishte ai nga “Mbreti Egjiptian”, Salah, i cili u bë lojtari me më së shumti gola (nëntë) në ndeshjet hapëse në historinë e Premier Ligës.

Ndeshjen e radhës, Liverpooli e luan në shtëpi kundër Brendfordit, kurse Ipswichi i shkon Cityt.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit