Ata ishin kryefjala e edicionit të fundit të Big Brother Vip Albania si dhe kundërshtarët më të fortë të njëri-tjetrit. “Në kuadër të lojës” Olta Gixhari dhe Luiz Ejlli treguan të gjitha anët e tyre.
U bënë miq, kundërshtarë, u ofenduan por edhe treguan dobësitë e tyre përballë njëri-tjetrit. Madje, xhiruan një film së bashku si dy aktorë protagonistë, pas daljes nga reality-show.
Por, si janë sot raportet mes Oltës dhe Luizit?
Një ndjekës kurioz ka pyetur Oltën në Instagra, nëse ka miqësi me Luizin, e ajo i është përgjigjur thjesht me një “Jo”, pa më tepër shpjegime. Por këtë, aktorja e ka shkruar mbi foton e publikuar për herë të parë ku shihet krah Luizit, ku të mbështetur në divan, shohin dicka në telefon. Mbase ky është një moment gjatë xhirimeve.
E mesa duket pasi bashkëpunimi profesional ka përfunduar, dyshja kanë preferuar të vazhdojnë të ruajnë një raport të ftohtë.