Armina Mevlani, në një intervistë që ka dhënë së fundmi, ka folur për partnerin e saj, Shkëlzen Berisha. E ftuar në “Ftesë në 5”, blogerja e mirënjohur theksoi se partneri i saj i ngjan më shumë së ëmës po do të donte që të kishte marrë më shumë nga karakteri i Sali Berishës.
“Lilit i kërkoj shpesh mendime se e vlerësoj shumë dhe me të ndaj gjëra njësoj si mamit tim. E shoh si mamanë time, e kam pjesë të familjes dhe të gjitha vajzat duhet të kenë këto marrëdhënie me vjehrrat. Se ajo e ka rritur dhe edukuar. Shkëlzeni është më shumë si mami në pjesën e karakterit, por do të doja të kishte ngjarë dhe pak më shumë nga babi.

Më pëlqen vendosshmëria, ka karakter të ftohtë, qëndron tek parimet e veta, kurse Zeni ndikohet pak. Në lidhje me mua, jam e lumtur se ngjan me Lilin se është i dashur, i afrueshëm në komunikim”, tha Armina duke treguar më pas se është shumë romantike në marrëdhënien e tyre.
“I kam shkruar letra e poezi. Ka momente që ndjenjat i shpreh duke shkruajtur. Ka pasur dhe mesazhe që i ka bërë google se mos i kam marrë ndokund. Jam siguruar që ti ketë të gjitha të ruajtura dhe një libër që e ka marrë online dhe në çdo sketch mund ti bësh një dedikim me shkrim”, tha Armina.