7.9 C
New York
Saturday, February 1, 2025

Buy now

Armët e reja për policinë, Kadaj-Bujupi: Marrëveshja u iniciuar nga presidentja

- Advertisement -

Donika Kadaj-Bujupi, këshilltare e presidentes e Vjosa Osmani, ka reaguar pas arritjes se armëve të reja për Policinë e Kosovës nga Kroacia.

Ajo ka bërë me dije se marrëveshja për furnizimi e policisë me këto armë është iniciuar nga presidentja Osmani.

“Marreveshja e inicuar nga Presidentja e Republikes gjate vizites ne Kroaci, sot u realizua me sukses. Faleminderit partnereve kroate per pergjigjen e menjehershme ndaj kerkeses sone dhe perkrahje e plote per Policine e Kosoves ne misionin e saj te shenjte. Do te kemi akoma lajme te mira”, ka shkruar Kadaj-Bujupi në profilin e saj në “Facebook”.

Në statusin e tij, ku ka tregua për arritjen e këtyre armeve, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, nuk e ka përmendur fare presidenten Vjosa Osmani.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit