14.3 C
New York
Friday, October 24, 2025

Buy now

Armend Zemaj e grushton një qytetar në sheshin e Prishtinës, e provokoi

- Advertisement -

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, është përfshirë në një incident fizik në sheshin e Prishtinës

Ngjarja ka ndodhur në momentin kur Zemaj po jepte një intervistë për emisionin “Blic” me Astrit Gashin, në qendër të kryeqytetit.

Rastin e ka konfirmuar vetë gazetari Gashi.

Sot pasdite gjate xhirimit te nje interviste me deputetin e Kuvendit te Kosoves Armend Zemaj, ka ndodhur nje incident fizik mes ketij te fundit dhe nje qytetari. Per incidentin eshte lajmeruar Policia e Kosoves, e cila i ka marre te gjitha pamjet e xhiruara nga kamera. Per te lejuar hetimin policor e pa penguar dhe pa ndikuar, nuk do te leshohem ne detaje te incidentit. Si individ dhe media ndjejme keqardhje te thelle per incidentin si dhe mbetem i hapur per te bashkepunuar me cdo forme me organet e rendit, per zbardhjen deri ne fund te ketij rasti“, njoftoi gazetari në Facebook.

Nga ana tjetër, mediumi “Periskopi” ka raportuar se incidenti ndodhi gjatë xhirimeve, kur një qytetar që po kalonte aty bashkë me familjen e tij e ka provokuar Zemajn me fjalë fyese.

Po rreni, mos rrej, po rreni mos rrej”, citon mediumi të ketë provokuar qytetari deputetin e LDK-së, i cili më pas iu është kundërpërgjigjur me “Kush po rren?”, dhe duke eskaluar duke e goditur qytetarin në fjalë me grusht.

Të ngjashme

Të fundit