24.3 C
New York
Wednesday, July 9, 2025

Buy now

Armend Rexhepagiqi rikthehet në skenë më 19 korrik në Prishtinë – shënon lansimin e albumit të ri “Dashni e Vjetër”

- Advertisement -

Armend Rexhepagiqi rikthehet fuqishëm për të sjellë një natë të paharrueshme plot muzikë, emocione dhe kujtime.

Më 19 korrik, Prishtina do të jetë nikoqire e një koncerti të veçantë, ku këngëtari dhe autori i shumë hiteve shqiptare do të ngjitet në skenë për të prezantuar albumin e tij më të ri, të titulluar “Dashni e Vjetër.”

Ky koncert shënon një rikthim të shumëpritur për publikun që e ka ndjekur Rexhepagiqin ndër vite dhe që e ka përjetuar muzikën e tij si një udhëtim emocional përmes dashurisë e ndjeshmërisë.

Në këtë mbrëmje unike, artisti do të interpretojë si këngët e reja nga albumi, ashtu edhe disa nga këngët më të dashura të repertorit të tij, të cilat kanë lënë gjurmë në historinë e muzikës shqiptare.

Prishtina do të përjetojë jo vetëm një koncert, por një festë të muzikës së mirëfilltë, të mbështetur mbi përvojën dhe shpirtin e një prej emrave më të vlerësuar në skenën shqiptare.
Biletat për këtë ngjarje mund të sigurohen online në faqen www.rave-travel.com.

 

Të ngjashme

Të fundit