24.5 C
New York
Wednesday, July 23, 2025

Buy now

Armend Muja: VV-ja fitoi në Mitrovicën Veriore 65% të votave dhe në Leposaviq mbi 70%

- Advertisement -

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja ka thënë se partia e tij ka fituar 65% të votave në Mitrovicën Veriore.

Muja gjithashtu ka bërë të ditur se VV-ja ka fituar edhe në Leposaviq.

Sipas tij në këtë komunë kanë fituar mbi 70% të votave.

Në ora 19:00 ka përfunduar procesi zgjedhor në katër komunat veriore të Kosovës.

Gjatë ditës është raportuar se vetëm një numër i vogël i qytetarëve kanë dal për të votuar në këto zgjedhje.

Zëdhënësi i KQZ-së Valmir Elezi ka konfirmuar për Nacionalen, numrin e saktë të votuesve në katër Komunat veriore.

1 mijë e 567 qytetarë del se e kanë shfrytëzuar të drejtën e votës.

Në Leposaviq votuan 141 qytetarë, apo 1.06 %

Në Zubin Potok, 385 qytetarë, apo 5.75 %

Në Zveçan, 204 qytetarë, apo 2.92 %

Në Mitrovicën e Veriut, 837 votues apo 4.62 %.

Të ngjashme

Të fundit