Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja ka thënë se partia e tij ka fituar 65% të votave në Mitrovicën Veriore.
Muja gjithashtu ka bërë të ditur se VV-ja ka fituar edhe në Leposaviq.
Sipas tij në këtë komunë kanë fituar mbi 70% të votave.
Në ora 19:00 ka përfunduar procesi zgjedhor në katër komunat veriore të Kosovës.
Gjatë ditës është raportuar se vetëm një numër i vogël i qytetarëve kanë dal për të votuar në këto zgjedhje.
Zëdhënësi i KQZ-së Valmir Elezi ka konfirmuar për Nacionalen, numrin e saktë të votuesve në katër Komunat veriore.
1 mijë e 567 qytetarë del se e kanë shfrytëzuar të drejtën e votës.
Në Leposaviq votuan 141 qytetarë, apo 1.06 %
Në Zubin Potok, 385 qytetarë, apo 5.75 %
Në Zveçan, 204 qytetarë, apo 2.92 %
Në Mitrovicën e Veriut, 837 votues apo 4.62 %.