Kryetari i Komisionit për Buxhet, Punë dhe Transfere, Armend Muja, ka deklaruar se paga mesatare në Kosovë është 780 euro.
Deputeti i VV-së ka bërë me dije në vitin 2019 paga mesatare ka qenë 580 euro.
Në një intervistë për Ekonomia Online, ai ka paralajmëruar rritje të pagave.
“Koeficienti i pagave, kur kemi ardhur ne paga mesatare në sektorin publik ka qenë kur jemi ardhur, mandati ka qenë 580, kurse në këtë vit paga mesatare është 780 euro. Një rritje mbi 30 për qind krahasuar me vitin 2019. Pres që në vitin 2025 të ketë një reflektim të bazuar në trendin e rritjes ekonomike të vitit paraprak. Duhet të jetë domosdoshmërish 4-5 për qind reflektim në bazë të ligjit. Pres që paga mesatare në sektorin publik ta mbërrijë një nivel i cili është shumë më i mirë sesa që ka qenë. Ne kur kemi ardhur në pushtet kemi marrë me 83 mijë punëtorë, diku tash janë 81 mijë punëtor që i bie rreth dy mijë pozita më pak”, ka thënë Muja.