Deputeti i VV-së, Armend Muja, ka bërë analizë të çuditshme pas vendimit të Amerikës për pezullimin e dialogut strategjik.
Muja ka thënë se pasi Amerika nuk ka dialog me Serbinë, atëherë Kosovës i konvenon që të mos ketë dialog me asnjërën.
Postimi:
Amerika nuk po don të bëjë Dialog Strategjik tash me Kosovën sepse nuk po don ta bëjë edhe me Serbinë përderisa Vuçiqi i ka qitur tenkat në rrugë. Ose edhe me Kosovën edhe me Serbinë, ose me asnjërën. Në fakt, neve na konvenon më shumë kështu – me asnjërën!