4.7 C
New York
Friday, November 29, 2024

Buy now

Armend Muja: Pak u pështjellë Kosova, u bë e çuditshme, në GP të VV-së ka më së shumti veteranë

- Advertisement -

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja teksa fliste për veteranët tha se në grupin parlamentar të VV-së, mbase mund të ketë më së shumti luftëtarë e veteranë të UÇK-së, ndërsa thotë se në Kuvend dalin e flasin për UÇK-në deputeti Abelard Tahiri e lideri i PDK-së, Memli Krasniqi.

Muja në emisionin ‘dPt te Fidani’ në T7 tha se ata që e kanë dëmtuar më së shumti UÇK-në, po e quajnë Lëvizjen Vetëvendosje antiUÇK.

“Ata që e kanë dëmtu më së shumti UCK-në po na quajnë neve antiUCK. Pak u pshtjell Kosova u bë e çuditshme. Në grupin parlamentar të VV-së ndoshta ka më së shumti luftërtarë edhe veteranë, e kur del aty në Kuvend e sheh Abelardin e Memlin për luftë. Pak u pshtjell hesapi këtu.

E dyta po i shoh që këta bejlerat, milionerat po vajtojnë shumë paghesat e vogla të veteranëve, qiky është pak pshtjellimi”, tha Muja.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit