0.2 C
New York
Friday, December 27, 2024

Buy now

Armend Muja: Kurrë n’jetë s’kam folë në telefon me Radojçiqin, është shpifje e PDK-së

- Advertisement -

Deputeti i VV-së, Armend Muja në emisionin Pressing në T7 thotë se asnjëherë në jetën e tij nuk ka biseduar me Milan Radojçiqin.

Muja thotë se aludime të tilla për një bisedë të mundshme mes tij dhe Radojçiqit janë shpifje të PDK-së.

Madje thotë se me deputetët e Listës Serbe asnjëherë nuk është përshëndetur as nëpër koridor të Kuvendit.

“Unë kam dëgjuar shumë shpifje në Mitroicë që kanë aluduar që edhe unë kam folur me Radojçiqin. Kurrë në jetë, është shpifje e llojit të vet që e ka bo PDK. Nuk e pranoj kurër në jetë në asnjë formë. As me këta tipat e listës Serbë në koridor kurrë nuk jam përshëndet”, tha Muja.

Ndryshe, pak minuta më parë, gazetari Baton Haxhiu në emisionin Pressing pretendoi se ka dëgjuar një përgjim mes Mujës dhe Radojçiqit, por thotë se ishte vetëm një audio-incizim, pa video dhe supozohet që dëgjohej Muja.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit