Armend Muja i ka dhënë mbështetje kandidaturës së Faton Pecit si kandidat i përbashkët i LVV-së dhe Listës Guxo për kryetar të Komunës së Mitrovicës së Jugut.
Sipas Mujës, Faton Peci sjell me vete një përvojë të çmuar, përkushtim për qeverisje të ndershme dhe përputhje të plotë me vlerat e zhvillimit, transparencës dhe drejtësisë sociale që përfaqëson Lëvizja VETËVENDOSJE.
Ai theksoi se fushata do të udhëhiqet me organizim të plotë, mobilizim nga poshtë dhe vizion të qartë për të ardhmen e Mitrovicës. Muja u shpreh i vendosur që të angazhohet personalisht në përfshirjen e prioriteteve reale të qytetarëve në programin zgjedhor.