Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja ka publikuar një status të gjatë në faqen zyrtare të tij në Facebook.
Muja në këtë status ka pretenduar se ka zbuluar historinë ndër vitet të mediumit Klan Kosova.
“Janë dy çështje në lidhje me Klan Kosova – (1) kërkesat ligjore për licencë mediatike OSHMA dhe (2) kërkesat ligjore për licencë biznesore.” – ka shkruar ndër të tjera Muja.
Ndër të gjeturat e tij, Muja ka pretenduar se gjatë viteve 2015-2022, pronarët e Klan Kosovës janë të panjohur.
“Pronarët e Klan Kosova ndërmjet 2015-2020, sipas KPM, janë të panjohur. Të njejtit, as nuk janë lajmëruar dhe as aprovuar nga KPM, në kundërshtim me Neni 21 dhe 22 të Ligjit të KPM dhe në kundërshtim me Rregulloren për Kushtet dhe Termet e Licences së KPM.” – ka shkruar Muja.