Aeroplanët luftarakë amerikanë, F/A-18 Hornet
Forcat Ajrore të Finlandës kanë 62 aeroplanë luftarakë të prodhimit amerikan, F/A-18 Hornet. Aeroplanët që po “plaken” pritet të zëvendësohen me 64 aeroplanë të gjeneratës së fundit, F-35, duke filluar nga viti 2026.
Anijet sulmuese “Hamina”
Forcat Detare të Finlandës kanë katër anije sulmuese “Hamina”, të cilat janë të ndërtuara nga alumini dhe materialet me kompozita, duke i bërë relativisht të lehta dhe të shkathëta. Ato mund të armatosen me raketa, pushkë artilerie e ngarkesa shpërthyese për t’i lëshuar në thellësi. Raportohet se anijet “Hamina” mund të përdoren për t’iu kundërvënë rreziqeve në ajër, tokë dhe nën ujë. Finlanda nuk ka flotë nëndetësesh.
Bateritë e rënda raketahedhëse, M270
Bateria raketahedhëse amerikane, M270, hedh raketa të njëjta me vetëdrejtim si sistemi HIMARS, por ofron lëvizshmëri më të madhe në rrugë dhe kapacitet më të madh raketash.
Tanket “Leopard 2”
Raportohet se Finlanda ka 200 tanke gjermane “Leopard 2”. Këto tanke janë më të shpejta se shumë tanke sovjetike. Numri i madh i këtyre tankeve në disa vende evropiane i bën relativisht të lehta mirëmbajtjen dhe ndërrimin e pjesëve të tyre.
Obusët “K9 Thunder”
Këta obusë hedhin predha 155-milimetërshe dhe janë prodhim i Koresë Jugore. Ata mund të hedhin tri predha njëherësh në të njëjtin vend. Predha e parë hidhet më lart e duke bërë lak, ndërsa dy të tjerat më poshtë dhe me trajektore më të shpejtë.
Automjetet e blinduara për transportim të personelit, “Patria XA-360”
Janë të prodhuara në Finlandë dhe kanë një sistem armësh që mund të drejtohet nga distanca nga një ushtar që ndodhet brenda automjetit. Deri në 11 ushtarë mund të dërgohen në betejë me këtë automjet të dizajnuar për terrenin moçalor të Finlandës.
Sistemi artilerik 155 GH 52 APU
Kjo artileri e rëndë është e dizajnuar për t’u tërhequr me automjete ushtarake deri në pozicionin sulmues, por gjithashtu ka një ulëse për një drejtues, duke mundësuar zhvendosje të ngadalshme. Është raportuar se tyta 155-milimetërshe e saj ka qenë dukshëm më e ngathët se që është pretenduar dhe ushtrisë egjiptiane i ishin shitur pa i zbuluar problemet e këtij sistemi.
Bartësi i mortajave, 120 KHR TEKA
Mortaja e rëndë, e vendosur në pjesën e dytë të transportuesit, i mundëson ekuipazhit që të ngarkojë disa mortaja brenda një minute, pastaj të ikë në pyll para se radarët e armikut ta zbulojnë vendndodhjen e transportuesit.
Shtruesja e blinduar e urës, “Leopard 2L”
Ky automjet i prodhimit gjerman mund të shtrojë urë të përkohshme mbi lumenj të gjerë deri në 25 metra. Pajisjet për të parë natën i mundësojnë ekuipazhit që ta shtrijnë urën brenda disa minutave edhe në errësirë të plotë.