Armando Sadiku do të jetë lojtari më i ri i Cartagenës.
Lajmin e bëri të ditur vetë klubi, përmes një njoftimi për medie.
Ndonëse u zyrtarizua ditë më parë, shqiptari iu drejtua së fundi medieve për të folur në lidhje me ambiciet që ka këtë edicion.
Lojtari më herët luajti për ekipe spanjolle si Levante, Las Palmas e Malaga.
Vetë ai shprehet i lumtur për një aventurë të re, teksa thotë se do të japë gjithçka për skuadrën e re.
“Unë do të jap gjithçka për ekipin, jam një luftëtar. Do të luftoj për çdo top dhe nuk tërhiqem kurrë pas. E gjithë energjia ime do të jetë për ekipin në mënyrë që të koleksionojmë sa më shumë pikë të jetë e mundur në sezonin e ri.
Në La Liga 2 konkurrenca është e lartë dhe të gjithë skuadrat kanë cilësi. Kjo është diçka që të mban të motivuar. Me Cartagenën kam mbajtur bisedime edhe në vitin e kaluar, por në fund tratativat nuk u finalizuan dhe unë zgjodha një rrugë tjetër. Por, këtë vit më pas u binda për të firmosur dhe jam shumë i lumtur por edhe i bindur për zgjedhjen time”, u shpreh Sadiku.