23.5 C
New York
Wednesday, July 9, 2025

Buy now

Armando Broja kontribuon me gol në fitoren e Chelseat ndaj Fulhamit

- Advertisement -

Pas tri ndeshjeve radhazi pa fitore, skuadra e Chelseat u rikthye sonte te fitorja në Premierligë.

Të udhëhequrit e Mauricio Pochettinos fituan në udhëtim ndaj Fulhamit, në ndeshjen e vlefshme për javën e shtatë.

Përballja e luajtur në stadiumin “Craven Cottage” përfundoi me rezultatin 0:2.

Mykhailo Mudryk (18’) shënoi për epërsinë e parë të Chelseat. Vetëm një minutë më vonë shënoi edhe Armando Broja (19’), i cili sonte luajti si titullar.

Për sulmuesin shqiptar, i cili ishte jashtë fushës për një kohë të gjatë, ishte ky goli i tij i parë për këtë sezon, si dhe ndeshja e parë që e nisi nga fillimi.

Megjithatë, jo gjithçka shkoi mirë për të sonte. 22-vjeçari u detyrua të largohej nga loja në minutën e 65-të për shkak të një lëndimi.

Ndryshe, Chelsea pas kësaj fitore ka tetë dhe tani ndodhet në pozitën e 11-të në tabelë.

Fulham ka po aq pikë, por renditet dy pozita më poshtë. /Express/

Standings provided by Sofascore

Të ngjashme

Të fundit