Sulmuesi Armando Broja është i hapur për të kaluar në kampionatin gjerman, më saktësisht për t’iu bashkuar VFB Stuttgartit.
Broja është lënë jashtë ekipit të Chelseas, të cilët i kanë kërkuar që brenda tre javëve të gjejë skuadër të re, pra para se të mbyllet afati i verës.
“SkySportDE” raporton se Stuttgart ia ka nisur punës për ta huazuar shqiptarin, i cili ka dhënë dritën jeshile për këtë lëvizje, megjithatë negociatat janë ende në fazë të hershme.
“VFB Stuttgart në bisedime formale për ta huazuar Armando Brojën”.
“22-vjeçari është në listën e Chelseas që disa javë. Stuttgart po planifikon të nënshkruajë edhe me një sulmues në formë huazimi nëse është e mundur”.
“VFB po shikon disa kandidatë, por Broja është opsion konkret me lojtarin që është i hapur për t’iu bashkuar. Asgjë ende s’është e avancuar”, shkroi ndër të tjera gazetari shumë i besueshëm Florian Plettenberg.
Ndërkohë, Broja gjatë verës u kërkua nga disa skuadra të Premierligës si dhe në Serie A, megjithatë asnjëra marrëveshje s’u finalizua.
Ylli shqiptar duhet me patjetër të bëhet me skuadër të re, përndryshe do të vazhdojë të stërvitet i vetëm deri në janar, kur të hapet afati i ri veror ngase s’është më në planet e gjigantit londinez.